BB consulting

Directions Contact the business

BB consulting BB CONSULTING SHPK

Misioni ynë është të sigurojmë biznese, sipërmarrësit dhe individët me cilësi më të lartë të kontabilitetit, planifikimin e taksave dhe shërbimet këshillëdhënëse të biznesit, të dorëzuara në kohë, mënyrë efikase dhe inovative nga një ekip profesional që gëzon qartë bashkëpunimin për të tejkaluar nevojat e klientëve tanë. Our mission is to provide businesses, entrepreneurs and individuals with the highest quality accounting, tax planning and business advisory services delivered in a timely, efficient and innovative manner by a professional team that clearly enjoys working together to exceed our clients' needs.

AFATI PËR REGJISTRIMIN E PUNËTORËVE NË SISTEMIN ELEKTRONIK EDI PO AFROHET!Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) rikujton...
29/10/2026

AFATI PËR REGJISTRIMIN E PUNËTORËVE NË SISTEMIN ELEKTRONIK EDI PO AFROHET!

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) rikujton të gjithë punëdhënësit se afati për plotësimin dhe deklarimin e të dhënave për të gjithë punëtorët që aktualisht i kanë në marrëdhënie pune, në Sistemin Elektronik EDI, është 31 tetor 2026.

Për këtë arsye, të gjithë punëdhënësit që ende nuk e kanë përmbushur këtë detyrim, ftohen që të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe ta përfundojnë regjistrimin e të gjithë punëtorëve, më së largu deri më 31.10.2026.

Regjistrimi bëhet përmes shërbimit elektronik në Sistemin EDI, duke plotësuar formularin përkatës për secilin punëtor, me të dhëna të plota, të sakta dhe në përputhje me gjendjen faktike të punësimit.

ATK thekson se përmbushja e këtij detyrimi është e rëndësishme për zbatimin e legjislacionit tatimor dhe për mbajtjen e të dhënave të sakta dhe të përditësuara për të punësuarit.

Punëdhënësit këshillohen që të mos e shtyjnë përmbushjen e këtij detyrimi deri në ditën e fundit të afatit. Mosplotësimi dhe mosdeklarimi i të dhënave për punëtorët mund të jetë subjekt i veprimeve dhe masave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Për ndihmë gjatë plotësimit të formularit, punëdhënësit mund të shfrytëzojnë edhe “Udhëzuesin për plotësimin e formularit për regjistrimin e punëtorëve”, i cili është i qasshëm në Sistemin Elektronik EDI.

Përmbushni detyrimet me kohë - afati përfundimtar është 31 tetor 2026

📞 +383 44 541 643
📧 [email protected]
____________________________________

Faturat dhe transaksionet fiktive nuk pranohen për qëllime tatimore.Para çdo bashkëpunimi apo transaksioni, sigurohuni q...
07/10/2026

Faturat dhe transaksionet fiktive nuk pranohen për qëllime tatimore.

Para çdo bashkëpunimi apo transaksioni, sigurohuni që dokumentacioni të jetë i rregullt dhe të pasqyrojë aktivitetin real ekonomik.

Mbani dokumentacion të saktë dhe veproni në përputhje me legjislacionin tatimor.

📞 +383 44 541 643
📧 [email protected]
____________________________________

🎀 Në kalendar tetor, në zemër shpresë.Tetori Rozë na bashkon për të rritur ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit dhe p...
02/10/2026

🎀 Në kalendar tetor, në zemër shpresë.

Tetori Rozë na bashkon për të rritur ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit dhe për të shprehur mbështetjen për çdo grua që përballet me të.

Një fjalë e ngrohtë, një përqafim dhe prania jonë kanë vlerë. 💗

DEKLARONI TË ARDHURAT DHE PAGUANI TATIMETAdministrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjithë personave fizikë jo afari...
03/09/2026

DEKLARONI TË ARDHURAT DHE PAGUANI TATIMET

Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjithë personave fizikë jo afaristë, personave fizikë afaristë dhe personave juridikë, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe kontributet pensionale, në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor.

📞 +383 44 541 643
📧 [email protected]
____________________________________

Deklarimi elektronik i Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes është obligim për tatimpaguesit, sipas periudhës së tyre ...
21/08/2026

Deklarimi elektronik i Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes është obligim për tatimpaguesit, sipas periudhës së tyre të deklarimit.

Përmes deklarimit të saktë dhe me kohë në Sistemin Elektronik EDI, tatimpaguesit përmbushin obligimet e tyre dhe sigurojnë rregullsi në të dhënat tatimore.

Deklaroni brenda afateve të përcaktuara.

📞 +383 44 541 643
📧 [email protected]
____________________________________

Regjistrimi i veprimtarisë ekonomike dhe deklarimi i punëtorëve janë obligime ligjore për çdo biznes.Përmbushni me kohë ...
14/07/2026

Regjistrimi i veprimtarisë ekonomike dhe deklarimi i punëtorëve janë obligime ligjore për çdo biznes.

Përmbushni me kohë detyrimet tatimore dhe kontributet pensionale, për të shmangur parregullsitë dhe masat ndëshkuese.

📞 +383 44 541 643
📧 [email protected]
____________________________________

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton të gjitha bizneset se faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive...
09/07/2026

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton të gjitha bizneset se faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore.

Këto transaksione nuk pranohen si shpenzime në Deklaratën e Tatimit në të Ardhura dhe nuk njihen për kreditim të zbritshëm të TVSH-së.

ATK u bën thirrje bizneseve që para çdo bashkëpunimi të verifikojnë partnerët e tyre, në mënyrë që të shmangin përfshirjen në transaksione të parregullta dhe të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në rast të identifikimit të transaksioneve fiktive, masat e përcaktuara ligjore do të ndërmerren ndaj të dy palëve të përfshira.

Respektimi i detyrimeve tatimore është përgjegjësi e përbashkët dhe kontribuon në një ekonomi më të drejtë, më transparente dhe më të qëndrueshme.

📞 +383 44 541 643
📧 [email protected]
____________________________________

Sezoni veror sjell më shumë mysafirë, më shumë punë dhe më shumë lëvizje për bizneset në gastronomi dhe hoteleri.Edhe ku...
10/06/2026

Sezoni veror sjell më shumë mysafirë, më shumë punë dhe më shumë lëvizje për bizneset në gastronomi dhe hoteleri.

Edhe kur puna shtohet, është e rëndësishme që çdo biznes të kujdeset për përgjegjësitë e veta: të deklarojë të hyrat, të lëshojë kupon fiskal për çdo sh*tje, të regjistrojë punëtorët sezonalë dhe t’i paguajë obligimet me kohë.

Përgjegjësia tatimore duhet të jetë pjesë e çdo hapi të sezonit, sepse çdo kontribut ndihmon biznesin të funksionojë më drejt dhe ekonominë e vendit të jetë më e qëndrueshme. ✅

📞 +383 44 541 643
📧 [email protected]
____________________________________

Urime festa e Kurban Bajramit! Sakrifica dhe mirësia na bashkofshin gjithmonë.
27/05/2026

Urime festa e Kurban Bajramit! Sakrifica dhe mirësia na bashkofshin gjithmonë.

Deklarimi i të ardhurave dhe pagesa e tatimeve nuk është opsional është detyrim ligjor.Të gjithë personat fizikë dhe jur...
06/05/2026

Deklarimi i të ardhurave dhe pagesa e tatimeve nuk është opsional është detyrim ligjor.

Të gjithë personat fizikë dhe juridikë janë të obliguar të deklarojnë të ardhurat e tyre dhe të paguajnë tatimet dhe kontributet pensionale, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.

Kryerja e këtyre obligimeve me kohë ju ndihmon të shmangni penalitetet dhe të jeni në përputhje me ligjin.

✔ Veproni me kohë
✔ Deklaroni saktë
✔ Paguan detyrimet tuaja

📞 +383 44 541 643
📧 [email protected]
____________________________________

Address

Rr. Bajram Kelmendi
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when BB consulting posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to BB consulting:

Shortcuts

Sponsored

Share

Nearby accountants