TRIGO L.L.C

Directions Website Contact the business

TRIGO L.L.C Trigo është kompani që ofron shërbime të mbajtjes së kontabilitetit. Ne jemi të specializuar!

AFATI PËR REGJISTRIMIN E PUNËTORËVE NË SISTEMIN ELEKTRONIK EDI PO AFROHET!Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) rikujton...
28/10/2026

AFATI PËR REGJISTRIMIN E PUNËTORËVE NË SISTEMIN ELEKTRONIK EDI PO AFROHET!

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) rikujton të gjithë punëdhënësit se afati për plotësimin dhe deklarimin e të dhënave për të gjithë punëtorët që aktualisht i kanë në marrëdhënie pune, në Sistemin Elektronik EDI, është 31 tetor 2026.

Për këtë arsye, të gjithë punëdhënësit që ende nuk e kanë përmbushur këtë detyrim, ftohen që të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe ta përfundojnë regjistrimin e të gjithë punëtorëve, më së largu deri më 31.10.2026.

Regjistrimi bëhet përmes shërbimit elektronik në Sistemin EDI, duke plotësuar formularin përkatës për secilin punëtor, me të dhëna të plota, të sakta dhe në përputhje me gjendjen faktike të punësimit.

ATK thekson se përmbushja e këtij detyrimi është e rëndësishme për zbatimin e legjislacionit tatimor dhe për mbajtjen e të dhënave të sakta dhe të përditësuara për të punësuarit.

Punëdhënësit këshillohen që të mos e shtyjnë përmbushjen e këtij detyrimi deri në ditën e fundit të afatit. Mosplotësimi dhe mosdeklarimi i të dhënave për punëtorët mund të jetë subjekt i veprimeve dhe masave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Për ndihmë gjatë plotësimit të formularit, punëdhënësit mund të shfrytëzojnë edhe “Udhëzuesin për plotësimin e formularit për regjistrimin e punëtorëve”, i cili është i qasshëm në Sistemin Elektronik EDI.

Përmbushni detyrimet me kohë – afati përfundimtar është 31 tetor 2026!

26/10/2026
19/10/2026

ATK paralajmëron: Të ardhurat nga aktivitetet online duhet të deklarohen dhe të tatohen

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë personat dhe bizneset që realizojnë të ardhura përmes furnizimeve elektronike, duke rikujtuar detyrimin ligjor për deklarimin dhe pagesën e tatimeve dhe kontributeve pensionale.

Sipas ATK-së, ky detyrim përfshin personat fizikë pa biznes të regjistruar, bizneset individuale dhe personat juridikë që realizojnë të ardhura nga aktivitete ekonomike elektronike.

Kush mund të preket nga ky njoftim?

Në varësi të natyrës së aktivitetit dhe trajtimit tatimor, detyrimet mund të përfshijnë personat që realizojnë të ardhura nga:

Ofrimi i shërbimeve online për klientë brenda dhe jashtë Kosovës;

Aktivitetet në platforma digjitale, përfshirë YouTube dhe rrjetet sociale;

Programimi, dizajni grafik, marketingu digjital dhe shërbimet e tjera profesionale online;

Sh*tja e produkteve dhe shërbimeve digjitale;

Aktivitete të tjera ekonomike që zhvillohen përmes internetit.

Mosdeklarimi i të ardhurave mund të sjellë gjoba

ATK ka paralajmëruar se tatimpaguesit që nuk i deklarojnë ose nuk i paguajnë detyrimet tatimore mund të përballen me masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

Institucioni u bën thirrje tatimpaguesve që të kontrollojnë deklarimet e tyre, të sigurohen se janë të sakta dhe të plota, si dhe të korrigjojnë sa më parë deklaratat në rast të gabimeve ose lëshimeve.

A është vendosur ndonjë tatim i ri?

Ky njoftim nuk paraqet vendosjen e një tatimi të ri, por rikujton zbatimin e detyrimeve tatimore ekzistuese për të ardhurat e realizuara përmes aktiviteteve elektronike.

Mënyra e deklarimit, norma tatimore dhe detyrimet për kontribute pensionale varen nga statusi i tatimpaguesit dhe natyra e të ardhurave të realizuara.

Kontabiliteti u rekomandon të gjithë personave që realizojnë të ardhura online të informohen për detyrimet e tyre tatimore dhe të sigurohen që deklarimet të kryhen në përputhje me legjislacionin e Kosovës.

Burimi: Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), njoftim zyrtar i datës 19.10.2026.

Send a message to learn more

NJOFTIM PER BIZNESET QE OPEROJNE ONLINESipas njoftimit te Ministrise, bizneset qe shesin produkte apo ofrojne sherbime o...
14/10/2026

NJOFTIM PER BIZNESET QE OPEROJNE ONLINE

Sipas njoftimit te Ministrise, bizneset qe shesin produkte apo ofrojne sherbime online duhet te perfundojne regjistrimin dhe te pajisen me certifikaten e regjistrimit te biznesit deri me 31 tetor 2026.

Nga 1 nentori 2026, eshte paralajmeruar fillimi i kontrolleve ndaj bizneseve online dhe kompanive postare, per verifikimin e dokumentacionit dhe zbatimin e kerkesave ligjore.

Mosregjistrimi i biznesit mund te sjelle aplikimin e masave dhe gjobave, sipas legjislacionit ne fuqi.

Nese ende nuk jeni regjistruar, filloni procedurat me kohe.

11/10/2026

Klientët ju gjejnë online. A është biznesi juaj i regjistruar?

Çdo porosi në Instagram, Facebook apo në dyqanin tuaj virtual është një hap drejt rritjes së biznesit. Tani është koha të kujdeseni edhe për formalizimin e tij! 🚀

📅 31 tetor 2026 është afati për përfundimin e regjistrimit dhe pajisjen me certifikatën e biznesit për aktivitetet që shesin produkte ose ofrojnë shërbime online.

🔍 Nga 1 nëntori 2026, nisin kontrollet ndaj bizneseve online dhe kompanive postare për verifikimin e dokumentacionit dhe respektimin e kërkesave ligjore.

🤝 Një biznes i formalizuar ndërton besim te klientët dhe kontribuon në një treg më të drejtë.

⏳ Porositë mund të presin një përgjigje. Regjistrimi s’duhet të presë ditën e fundit!

🚨 KE PUNËTORË NË BIZNES? ATËHERË KY NJOFTIM ËSHTË PËR TY!👥 Regjistroni të gjithë punëtorët në sistemin EDI deri më 31 te...
22/08/2026

🚨 KE PUNËTORË NË BIZNES? ATËHERË KY NJOFTIM ËSHTË PËR TY!

👥 Regjistroni të gjithë punëtorët në sistemin EDI deri më 31 tetor 2026

Nëse biznesi juaj ka punëtorë të punësuar, duhet të plotësoni të dhënat e secilit punëtor që aktualisht është në marrëdhënie pune përmes formularit të ri në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Si ta bëni? Hap pas hapi 👇

1️⃣ Hyni në sistemin EDI
Kyçuni në llogarinë EDI të biznesit tuaj.

2️⃣ Hapni formularin për regjistrimin e punëtorëve
Në sistem është funksionalizuar shërbimi elektronik për regjistrimin dhe përditësimin e të dhënave të punëtorëve.

3️⃣ Plotësoni formularin për SECILIN punëtor
Regjistrimi duhet të bëhet individualisht për të gjithë punëtorët që aktualisht i keni të punësuar.

4️⃣ Plotësoni me kujdes të dhënat e kërkuara
Ndër të tjera, do t’ju kërkohen:

📅 Data e fillimit të punës
⏰ Orari i punës – i plotë apo i pjesshëm
🎓 Niveli i shkollimit
🧑‍💼 Profesioni
💼 Pozita e punës
📄 Dokumenti i kontratës
📅 Data e ndërprerjes së punësimit, kur aplikohet
si dhe të dhëna të tjera personale dhe profesionale.

5️⃣ Kontrolloni të dhënat para deklarimit
Sigurohuni që informacionet janë të sakta, të plota dhe përputhen me gjendjen reale të punësimit.

6️⃣ Përfundoni regjistrimin brenda afatit
⏳ Afati për deklarimin e punëtorëve që aktualisht janë në marrëdhënie pune është:

📌 31 TETOR 2026

⚠️ Mos harroni!

Detyrimi nuk përfundon me regjistrimin fillestar. Nëse më vonë ndryshon ndonjë e dhënë e punëtorit, punëdhënësi duhet ta përditësojë atë në sistemin EDI.

Mosplotësimi ose mosdeklarimi i të dhënave mund të sjellë masa sipas legjislacionit në fuqi.

📖 Për ndihmë gjatë plotësimit, në sistemin EDI mund të gjeni edhe “Udhëzuesin për plotësimin e formularit për regjistrimin e punëtorëve”.

✅ Mos e lini për ditët e fundit – filloni regjistrimin e punëtorëve me kohë!

20/08/2026

Çdo punëdhënës që ka punëtorë në marrëdhënie pune duhet të sigurohet që të dhënat e tyre të jenë të regjistruara në Sistemin Elektronik EDI.

Regjistrimi duhet të bëhet për secilin punëtor ekzistues, më së largu deri më 31 tetor 2026, me të dhëna të sakta, të plota dhe në përputhje me gjendjen faktike të punësimit.

Për më shumë informata, lexoni njoftimin e plotë:
https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpaguesit-regjistro-te-gjithe-punetoret-ne-sistemin-edi/

ATK u ka bërë thirrje freelancerëve, influencerëve dhe personave që ofrojnë shërbime online të deklarojnë dhe paguajnë t...
18/08/2026

ATK u ka bërë thirrje freelancerëve, influencerëve dhe personave që ofrojnë shërbime online të deklarojnë dhe paguajnë tatimin për të ardhurat e tyre.

14/07/2026

🚨 Kujdes pronarë të Airbnb, Booking dhe qiradhënës në Kosovë! 🚨

Nëse lëshoni shtëpi, banesa apo hapësira biznesi me qira, ky njoftim i fundit nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ju prek drejtpërdrejt! 👇

ATK ka nisur një aksion të gjerë kundër ekonomisë joformale. Përmes të dhënave dhe provave digjitale, ata po identifikojnë të gjithë personat që gjenerojnë të ardhura nga qiraja por nuk i deklarojnë ato.

💡 Si konsulent tatimor, këshilla ime është: Mos prisni gjobat!

Përmbushja vullnetare është gjithmonë zgjidhja më e lirë dhe më e zgjuar.

Nëse ende nuk i keni rregulluar letrat, ndërmerrni këta hapa urgjentisht:

🔹 Pajisuni me Numër Fiskal pranë ATK-së (nëse nuk e keni).
🔹 Deklaroni të gjitha të ardhurat e realizuara nga qiradhënia.
🔹 Paguani detyrimet tatimore në përputhje me ligjin.

⚠️ Çfarë ndodh nëse nuk veproni?

Nëse nuk deklaroheni vetë, ATK do të ndërhyjë sipas detyrës zyrtare. Kjo nënkupton kalkulim të detyrueshëm të tatimit, interesa për vonesat dhe gjoba administrative që mund t’ju kushtojnë shumë më tepër.

Mbrojeni biznesin dhe investimin tuaj duke qenë në rregull me ligjin! 💼✨

Address

Prishtine
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when TRIGO L.L.C posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to TRIGO L.L.C:

Shortcuts

Sponsored

Share