Income Gain Solutions LLC

Directions Website Contact the business

Income Gain Solutions LLC Ne revolucionarizojmë mënyrën se si t'i qaseni kontabilitetit dhe taksave, listës së pagave, formimit të biznesit dhe teknologjisë se re në kontabilitetit.

Providing expert financial services, accounting, and tax solutions to help your business thrive.

💼📊 Our promise: Efficient Accounting Solutions to Grow Your Business.

Duke shfrytëzuar mjetet më të fuqishme të teknologjisë në dispozicion, ne jemi në gjendje t'ju kursejmë kohë, para dhe ta bëjmë procesin e kontabilitetit pa dhimbje koke, duke ndikuar pozitivisht në balancën tuaj të punës/jetës dhe biznesit tuaj. Shërbimet e kontabilitetit përfshijnë:
- Kontabilitet i përgjithshëm;
- Shërbimet e përgatitjes së listës se pagave;
- Barazimet dhe harmonizimet bankare;
- Përgatitja e Pasqyrave Financiare;
- Përgatitja e pasqyrave tatimore mujore dhe vjetore;

Shërbimet e biznesit përfshijnë:
- Konsulencë biznesi dhe investimesh;
- Regjistrimet e bizneseve;
- Asistencë në përgatitjen e buxhetit së blerjes, sh*tjes, punës, materialit direkt dhe shpenzimeve të tjera indirekte;
- Shërbime referimi të Profesionistëve të Bizneseve Lokale;

-------

We revolutionize the way you approach accounting and taxation, payroll, business formation and accounting technology. By harnessing the most powerful tech tools available, we’re able to save you time, money and make the accounting process headache-free, positively impacting your work/life balance and your bottom line. Accounting services include:
- General Accounting;
- Payroll Preparation Services;
- Bank Reconciliations and Harmonization's;
- Preparation of Financial Statements;
- Preparation of Monthly and Annual Tax Statements;

Business services include:
- Business and Investment Consultancy;
- Business Registrations;
- Assistance in the Preparation of the Budget for Purchase, Sale, Labor and Direct Material and Other Indirect Expenses;
- Referral Services of Local Business Professionals;

📑 Mbajtja e dokumentacionit të rregullt – çelësi i një biznesi të suksesshëm dhe në përputhje me ligjinÇdo biznes ka obl...
18/06/2026

📑 Mbajtja e dokumentacionit të rregullt – çelësi i një biznesi të suksesshëm dhe në përputhje me ligjin

Çdo biznes ka obligim ligjor të mbajë dokumentacion të saktë dhe të rregullt. Librat kontabël, faturat, kontratat dhe dokumentet e tjera financiare janë dëshmi e veprimtarisë suaj ekonomike dhe bazë për raportim korrekt tatimor.

Mbajtja e dokumentacionit sipas kërkesave ligjore ju ndihmon të:
✅ Përmbushni obligimet tatimore në kohë;
✅ Keni kontroll më të mirë mbi financat e biznesit;
✅ Shmangni gjobat dhe sanksionet e mundshme;
✅ Siguroni transparencë dhe besueshmëri në veprimtarinë tuaj.

📌 Mos e lini administrimin e dokumentacionit për nesër. Një evidencë e rregullt sot ju kursen kohë, para dhe probleme në të ardhmen.

Income Gain Solutions L.L.C. Efficient Accounting Solutions to Grow Your Business.

📞 Kontaktoni ekipin tonë për mbështetje profesionale në kontabilitet, tatime dhe administrim financiar.

Mbajtja e dokumentacionit të rregullt është obligim ligjor për çdo tatimpagues që zhvillon veprimtari ekonomike.

Librat, regjistrimet, faturat dhe dokumentet që dëshmojnë origjinën, qarkullimin dhe shpenzimet duhet të mbahen në përputhje me legjislacionin tatimor.
Tatimpaguesit që e mbajnë dhe e paraqesin dokumentacionin sipas ligjit, i përmbushin obligimet e tyre dhe shmangin masat ndëshkuese.

Mbani dokumentacion të rregullt dhe veproni në përputhje me ligjin.

05/06/2026

Sezoni veror sjell më shumë mysafirë, më shumë punë dhe më shumë lëvizje për bizneset në gastronomi dhe hoteleri.

Edhe kur puna shtohet, është e rëndësishme që çdo biznes të kujdeset për përgjegjësitë e veta: të deklarojë të hyrat, të lëshojë kupon fiskal për çdo sh*tje, të regjistrojë punëtorët sezonalë dhe t’i paguajë obligimet me kohë.

Përgjegjësia tatimore duhet të jetë pjesë e çdo hapi të sezonit, sepse çdo kontribut ndihmon biznesin të funksionojë më drejt dhe ekonominë e vendit të jetë më e qëndrueshme. ✅

📢 MINTI/KIESA kanë lansuar skemat e granteve për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë!Një m...
30/05/2026

📢 MINTI/KIESA kanë lansuar skemat e granteve për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë!

Një mundësi konkrete për bizneset që synojnë zhvillim, digjitalizim, certifikim dhe rritje të kapaciteteve prodhuese.

✅ Skemat e lansuara:

🔹 Skema për subvencionim të bizneseve me pronësi të grave ndërmarrëse
🔹 Skema për shërbimet e digjitalizimit
🔹 Skema për certifikim të produkteve
🔹 Skema për makineri prodhuese dhe përpunuese (në proces të lansimit)

🖥️ Aplikimi bëhet vetëm në mënyrë elektronike

📅 Afati i aplikimit: deri më 18.06.2026

📑 Për më shumë informacione lidhur me kriteret, procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm, vizitoni faqet zyrtare:

🔗 MINTI: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,107
🔗 KIESA: https://kiesa.rks-gov.net/page.aspx?id=1,134

💼 Income Gain Solutions LLC ju ndihmon në:
✔️ Vlerësimin e kritereve të aplikimit
✔️ Përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm
✔️ Asistencë profesionale gjatë procesit të aplikimit

📩 Na kontaktoni për konsultim.

🚀 MINTI & KIESA lansojnë 5.8 milionë € grante për bizneset në Kosovë!Një mundësi shumë e mirë për ndërmarrjet mikro, të ...
28/05/2026

🚀 MINTI & KIESA lansojnë 5.8 milionë € grante për bizneset në Kosovë!

Një mundësi shumë e mirë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për të investuar në zhvillim, modernizim dhe rritje të konkurrueshmërisë.

✅ Skemat e mbështetjes përfshijnë:
🔹 Gratë ndërmarrëse – deri në 20,000€ mbështetje
🔹 Makineri prodhuese & përpunuese – fond total prej 5 milionë €
🔹 Digjitalizimi i bizneseve – marketing digjital, e-commerce, automatizim, CRM & HRM
🔹 Certifikimi i produkteve – deri në 25,000€, me vetëm 10% participim

📌 Aplikimi bëhet vetëm online përmes platformës eKosova dhe faqeve zyrtare të MINTI dhe KIESA.

💼 Income Gain Solutions LLC është këtu për t’ju ndihmuar në:
✔️ Verifikimin e kritereve të aplikimit
✔️ Përgatitjen e dokumentacionit
✔️ Hartimin profesional të aplikimit për grant

📞 Na kontaktoni për konsultim dhe rrisni mundësinë për një aplikim të suksesshëm.

📢 HAPET APLIKIMI PËR SUBVENCIONIMIN E PUNËTORËVE TË SEKTORIT JO-PUBLIKTë nderuar klientë dhe qytetarë,Është hapur apliki...
28/05/2026

📢 HAPET APLIKIMI PËR SUBVENCIONIMIN E PUNËTORËVE TË SEKTORIT JO-PUBLIK

Të nderuar klientë dhe qytetarë,

Është hapur aplikimi për përfitimin e subvencionimit për punëtorët e sektorit jo-publik.

✅ Kush mund të aplikojë?
• Punëtorët në sektorin privat;
• Punëtorët në organizata joqeveritare (OJQ);
• Punëtorët në entitete publike që nuk paguhen nga lista e pagave e buxhetit të shtetit (Ndërmarrje Publike, RTK, etj.).

📌 Kushtet për përfitim:
• Të ardhurat mujore bruto të mos jenë mbi 1,000€;
• Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (e dorëzuar deri më 15 maj 2026);
• Llogaria bankare duhet të jetë në emrin e përfituesit.

⚠️ Kujdes: Çdo aplikues duhet të aplikojë individualisht dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta, pasi aplikimet me gabime refuzohen.

🗓️ Afati i aplikimit:
Deri më 5 qershor 2026.

🔗 Aplikoni këtu:
https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

📍 Për asistencë në aplikim ose konsultë, na kontaktoni në Income Gain Solutions L.L.C.

📢 KUJTESË PËR TATIMPAGUESIT – TVSHJu rikujtojmë se afati për deklarimin dhe pagesën e TVSH-së për periudhën mujore është...
19/02/2026

📢 KUJTESË PËR TATIMPAGUESIT – TVSH

Ju rikujtojmë se afati për deklarimin dhe pagesën e TVSH-së për periudhën mujore është deri më datën 20 të çdo muaji.

📌 Deklarimi realizohet përmes sistemit elektronik të tatimeve E-Deklarimi

⏰ Sigurohuni që pagesa të kryhet brenda afatit ligjor për të shmangur gjoba dhe kamata.

Respektimi i obligimeve tatimore garanton përputhshmëri ligjore dhe stabilitet financiar për biznesin tuaj.

💼 Për mbështetje profesionale në deklarim dhe menaxhim të TVSH-së, jemi në dispozicion.

📢 NJOFTIM PËR TATIMPAGUESIT ME BORXH TATIMORAdministrata Tatimore e Kosovës rikujton se përmbushja vullnetare e obligime...
12/02/2026

📢 NJOFTIM PËR TATIMPAGUESIT ME BORXH TATIMOR

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton se përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore mundëson përfitime të drejtpërdrejta financiare dhe shmang procedurat e detyrueshme të mbledhjes.

Tatimpaguesit që veprojnë me kohë kanë mundësi të aplikojnë për pagesë me këste dhe të përfitojnë nga lehtësimet në vijim:
✔ 70% zbritje të gjobave në rast të pagesës së menjëhershme
✔ 50% zbritje të gjobave përmes marrëveshjes për pagesë me këste

Mosveprimi mund të rezultojë me kalimin e rastit në masa të sforcuara të mbledhjes, përfshirë procedura ligjore. Në këtë fazë, për arritjen e marrëveshjes kërkohet pagesë fillestare prej të paktën 40% të borxhit tatimor.

Veprimi në kohë ju mundëson të shmangni kostot shtesë dhe të përfitoni nga lehtësimet e ofruara.

🔗 Informata të detajuara: https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpaguesit-borxhlinj-mos-prisni-perfitoni-lehtesime-para-se-borxhi-te-shkoje-ne-procedura

💼 Për asistencë profesionale në strukturimin e pagesës dhe menaxhimin e obligimeve tatimore, kontaktoni Income Gain Solutions L.L.C.

📢 NJOFTIM PËR BIZNESET QË OPERONË NË EKONOMINË ONLINE / DIGJITALEAdministrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se gja...
12/02/2026

📢 NJOFTIM PËR BIZNESET QË OPERONË NË EKONOMINË ONLINE / DIGJITALE

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtij viti aktivitetet në ekonominë online dhe digjitale do të jenë nën monitorim të veçantë.

Ky proces do të zbatohet përmes metodave dhe mekanizmave të avancuar, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të vendeve që tashmë kanë implementuar me sukses kontrolle në këtë fushë.

🎯 Qëllimi kryesor është:
Sigurimi i përputhshmërisë tatimore
Trajtimi i barabartë i të gjitha aktiviteteve online
Formalizimi i plotë i operimit digjital
Subjektet që nuk i përmbushin obligimet tatimore do të përballen me veprime administrative dhe masa ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

🔎 Nëse operoni në:
• E-commerce
• Shërbime digjitale
• Marketing online
• Platforma sociale me të ardhura
• Freelancing ndërkombëtar
• Sh*tje përmes marketplace

Sigurohuni që:
✔ Jeni të regjistruar
✔ Lëshoni fatura të rregullta
✔ Deklaroni të ardhurat
✔ Përmbushni obligimet e TVSH-së dhe tatimit në fitim / të ardhura

💼 Income Gain Solutions L.L.C. ju asiston me:
• Regjistrim biznesi
• Këshillim tatimor për ekonomi digjitale
• Strukturim fiskal korrekt
• Deklarime tatimore mujore dhe vjetore
• Audit të përputhshmërisë

Mos prisni inspektimin. Rregulloni dokumentacionin në kohë.

📩 Na kontaktoni për një konsultë profesionale dhe siguri tatimore.

08/02/2026

📢 Deklarimi Vjetor i të Ardhurave përmes EDI

Çdo person fizik që ka realizuar të ardhura gjatë vitit tatimor ka obligim ligjor për të bërë deklarimin vjetor përmes Sistemit Elektronik EDI.

🔹 Kategoritë e deklarimit: DI / PD / CD
🔹 Periudha e deklarimit: 1 janar – 31 mars (për vitin fiskal paraprak)

Për udhëzime të detajuara rreth plotësimit të deklaratës, referohuni në sistemin EDI, në seksionin “Ndihmë”.

📌 Për asistencë profesionale në përgatitjen dhe dorëzimin e deklarimit tuaj tatimor, kontaktoni ekipin e Income Gain Solutions.

Income Gain Solutions
Efficient Accounting Solutions to Grow Your Business.

Address

Pejë
30000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Income Gain Solutions LLC posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Income Gain Solutions LLC:

Shortcuts

Share