14/06/2025
Njoftim nga ATK
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë personat fizikë dhe juridikë se, bazuar në Udhëzimin Administrativ (MFPT) Nr. 01/2025 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë, si dhe në dokumentin "Kërkesat specifike teknike dhe funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale/Sistemet Fiskale dhe Softuerët Elektronikë Fiskalë", është i hapur procesi i aplikimit për certifikim dhe mirëmbajtje të Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF).
Me këtë rast, ftojmë të gjithë personat fizikë (jo-afaristë dhe afaristë) si dhe personat juridikë që të aplikojnë për t'u bërë Operatorë Ekonomikë të autorizuar për sh*tje, instalim dhe mirëmbajtje të SEF-ve, në përputhje me kushtet dhe procedurat e përcaktuara nga ATK.
Kriteret e aplikimit dhe dokumentacioni i nevojshëm për certifikim dhe mirëmbajtje mund të gjenden në faqen zyrtare të ATK-së. Ju ftojmë të shkarkoni dokumentin:
"Kushtet dhe Procedurat për aplikim, certifikim dhe mirëmbajtje të Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF)", të cilin mund ta gjeni duke klikuar këtu
Aplikimi bëhet fizikisht përmes dorëzimit të kërkesës dhe dokumentacionit përcjellës origjinal në zyrën e Arkivit të Zyrës Qendrore të ATK-së.
Për më shumë informata, mund të na kontaktoni përmes:
Tel: +383 38 200 255 09
Email: [email protected]